WWW.FJALEKRYQI.COM ËSHTË PORTALI I VETËM SHQIPTAR I ENIGMATIKËS

TELEKUIZI - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë, i cili shfaqet çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë në RTK, sajohet nga www.fjalekryqi.com.

RADIO ENIGMA - Emision i drejtpërdrejtë i diturisë dhe zbavitjes, i cili shfaqet çdo të diel prej orës 00:00 - 02:00, sajohet nga www.fjalekryqi.com, me moderator shoumenin Mentor Mripa.

Faqja e enigmatikës në LAJM sajohet nga www.fjalekryqi.com.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

BIOGRAFIA E SHKURTËR E

MUSTAFË STATOVCIT

    Mustafë STATOVCI u lind në Prishtinë më 1 maj 1953. Në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës ka mbaruar studimet e letërsisë dhe të gjuhës shqipe. Po në këtë fakultet i ka ndjekur edhe studimet pasuniversitare të letërsisë. 

    Me enigmatikë ka filluar të merret nga fundi i viteve ’60 të shekullit të kaluar.  Ka bashkëpunuar me revistën “Kviz” të Zagrebit dhe me revistat shqiptare që e kultivonin enigmatikën, e më vonë edhe me revistat e Enigmatikës që dilnin në Kosovë. Ka qenë kryeredaktor i revistës “Stili” dhe kryetar i Shoqatës së enigmatëve dhe enigmologëve “Sfinksi” të Prishtinës. 

    Që nga mosha e hershme është marrë edhe me shkrime. Si fëmijë, shkrimet i ka publikuar në revistat e kohës, që janë marrë kryekëput me krijimtari letrare për fëmijët dhe në emisionet për fëmijët të Radio Prishtinës. Më vonë ka bashkëpunuar me shumë revista, si: ”Zëri i Rinisë”, “Jeta e Re”, “Fjala”, “Shkëndija”, “Oko” (Zagreb) etj. 

    Nga fundi i viteve ’70 ka punuar si gazetar dhe redaktor në Programin e Dytë të Radio Prishtinës. Në atë kohë, për afër shtatë vjet, e ka përgatitur dhe e ka udhëhequr emisionin shumë popullor humoristik-satirik “Humoriada”, ndërsa një kohë relativisht të gjatë ka shkruar edhe kritika recensioniste për emisionet kulturore të Programit II të Radio Prishtinës. 

    Në periudhën 1990-1999 ka shkruar për revistat “Java Shqiptare” (Zvicër), “Eurozëri” (Zvicër), “Bota Sot” (Zvicër), ka qenë redaktor në revistën “Bashkimi” (Prishtinë), “Sport Plus” (Prishtinë), redaktor gjuhësor në revistën “Shpresa” etj. 

    Nga viti 1999 e këndej ka qenë redaktor i programit kontaktues në Radio Kosovë, bashkëpunëtor në Radio Helix (Prizren), drejtor dhe kryeredaktor në radion e pavarur “Prishtina 1”, bashkëpunëtor në programin sportiv të Televizionit të Kosovës dhe në programin informative të TV UNMIK-ut, kryeredaktor i revistës për artet marciale “Përparimi Press”, si dhe zyrtar për informim dhe për marrëdhënie me publikun në organizatën “Vitenam Veterans of America Foundation”. 

    Aktualisht punon në pozitën e zyrtarit të lartë për informim publik në Ministrinë e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, ndërsa Njëkohësisht është edhe zëdhënës i Federatës së Karatesë të Kosovës. 

    Përveç enigmatikës, merret edhe me karate. Është mjeshtër i shkallës 7 Dan dhe anëtar i Federatës së Karatesë të Kosovës dhe i disa asociacioneve ndërkombëtare të karatesë. Tri gradat e fundit i ka marrë si anëtar i federatave ndërkombëtare të karatesë. 

    Në fushën e karatesë ka qenë jashtëzakonisht aktiv në teorinë dhe filozofinë e karatesë, nga të cilat ka shkruar mbi 50 punime teorike, të cilat janë botuar në revistat e specializuara të karatesë në vend dhe jashtë. 

    Është themelues i asociacioneve “Unioni i Seishinkai Karatesë” dhe “International Karate Union”, themelues dhe kryinstruktor i klubit të karatesë “Seishinkan”, shef i shtabit teknik në klubin e karatesë “Përparimi” dhe anëtar i Bordit dhe i ekipit të ekspertëve të klubit të karatesë “Iliria” në Prishtinë. 

    I ka në dorëshkrim tre libra nga fusha e karatesë: “Karateja bazike”, “Çështje nga teoria e karatesë” dhe “15 çështje të filozofisë së karatesë”. 

    Aktualisht është kryetar i Federatës së Enigmatëve të Kosovës. 

    Mustafë Statovci është i martuar, ka bashkëshorten dhe tre fëmijët dhe që të gjithë merren me karate. 

    Jeton dhe vepron në Prishtinë.

 

 

 

ORA E SAKTË: