Shqipëria është vendi ku ndodhen tre liqenet tektonike më të mëdhenj, më të thelle dhe më të lartë të Gadishullit Ballkanik. Këto janë Liqeni i Shkodrës, i cili shtrihet në veri perëndim të vendit me sipërfaqe 368 Km2 nga të cilat Shqipërise i takojne 149 km2.  Në territorin e vet Shqipëria ka një gjatësi brigjesh të larmishme prej 57 km.
 
Liqeni i Ohrit gjendet në jug lindje. Ai ka një thellësi maksimale prej 289 metrash dhe një kthjelltësi majft të lartë. Izobata arrin në 22 metra. Për vlerat e tij natyre e historike liqeni I Ohrit është pjese e trashëgimise botërore të UNESCOS.
 
Liqeni i Prespes ndodhet gjithashtu në jug lindje të vendit në një lartesi 850 metra mbi nivelin e detit, duke përbërë liqenin më të lartë tektonik të Ballkanit. Brigjet e tij janë spektakolare dhe nëpërmjet rrjedhjes nëntokësore ai furnizon liqenin e Ohrit.

Duke lundruar nëpër liqenin artivicial të Komanit ju do të shijoni një pejzazh tipik “fiordesh” në zemër të Mesdheut. Ky liqen është formuar në vitin 1986 nga ujëmbledhësi i Lumit Drin, si pasojë e ndërtimit të Hidroçentralit të Komanit . Ai ka një sipërfaqe prej 12 km2 , me një gjatësi prej 34,5 km dhe një gjerësi brigjesh prej 50 – 60 metrash. Liqeni gjendet midis luginave dhe kanioneve me bukuri të rrallë. Brigjet shkëmbore bien thike mbi liqen duke krijuar pejazhe të mbrekullueshe. Lundrimi mbi ketë liqen lidh Shkodrën dhe Tiranën me qytetin e Bajram Currit dhe zonën e Tropojës.

www.fjalekryqi.com & www.kosovapress.com

Agjencia e Lajmeve "Kosova Press" ka filluar me rubrikën më të re të argëtimit, në të cilën mund të gjeni fjalëkryqe, kuize, anagrame dhe enigma të tjera.

Kuize

Kuizi në kategorinë e arteve!

Klikoni mbi foto dhe filloni sfidën në kuizin e arteve. Kuizi është i kategorisë së vështirës,sidomos pyetjet e fundit!

Fjalëkryq online   Rebus   Anagram
     
               

Klikoni në butonët me numra!

 

Autor: Mustafë Statovci

 
Rekorde atraktive   Kuriozitete

Arulanantam Suresh Joakim, besoni ose jo, ka qëndruar në një këmbë, siç po e shihni në foto, hiç më pak se 76 orë e 40 minuta, ndërmjet 22 e 25 majit të vitit 1997 në Viara Maha të Sri Lankës.

 

Robert Pershing Uodlou (22.2.1918 - 15.7.1940), është, sot e kësaj dite, njeriu më i gjatë i historisë, i regjistruar edhe në Librin e Rekordeve të Ginisit. Gjatësia e tij ishte 2.72 metra dhe peshonte 220 kilogramë në ditën që vdiq.

Gjatë jetës së tij të shkurtër, ai asnjëherë nuk pushoi së rrituri deri kur ndërroi jetë. Thuhet, se në varrimin e tij morën pjesë 40.000 njerëz.

Kuiz

Kuizi më i ri me 10 pyetje të ndryshme, si nga arti, sporti, gjeografia e historia e të tjera!

Fjalëkryqi i finales   Sudoku   Fjalëkryq shtypi
   
Fjalëkryqi më i madh në gjuhën shqipe

Klikoni mbi fotografi që ta shihni në madhësi më të lakmueshme!

FJALËKRYQ SHUMË I MADH NGA AZEM ÇERKINI

Në Kampionatin e Enigmave që u mbajt më 15 shkurt, një pjesëmarrës, enigmat amator nga Ferizaj, Azem Çerkini, prezentoi edhe fjalëkryqin e tij gjigant në dimensione 101 x 101. Ky është fjalëkryqi më i madh në gjuhën shqipe deri tani.

Gjithashtu, fjalëkryqi është tematik, dhe i përket heronjve shqiptarë të periudhave të ndryshme, duke u nisur nga Skënderbeu deri tek Adem Jashari.

Autori ia dorëzoi zyrtarëve të FEK punimin e tij!

Botime të rralla

FJALËKRYQ I VEÇANTË

Kolegu Nevahi Rexhepi dikur pati botuar një fjalëkryq të llojit të veçantë.

 

Klikoni mbi të që ta shtypni!

Problem logjik

SA VEZË KANË FËMIJËT?

Dy fëmijë shkuan në treg për të shitur vezë. Njëri kishte më shumë vezë në shportën e tij se tjetri.
Fëmija që kishte më shumë vezë, i tha tjetrit: "Ma jep një vezë, dhe unë do të kem dyfishin e vezëve tua!".
"Jo", - tha fëmija tjetër. "Ti ma jep një mua, dhe pastaj të dy do të kemi numër të njëjtë të vezëve!".

Atëherë, nga sa vezë kishin fëmijët në shportat e tyre?

 
 
 
 
 
 
 
 

 

Shtëpia Botuese "ENIGMAPRESS"
www.fjalekryqi.com
Editor: Driton Sejdiu - E-mail: info@fjalekryqi.com - Tel: 044112667 & 049112667, Prishtinë, Republika e Kosovës